Boga & Associates u krijua në vitin 1994 si një nga zyrat e para ligjore në Shqipëri, duke fituar reputacion falë ofrimit cilësor të shërbimeve ligjore, fiskale dhe kontabël ndaj klientëve të saj, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë (Prishtinë).
Cilësia e lartë në ofrimin e shërbimeve është arritur nëpërmjet aftësive dhe vendosmërisë së një grupi profesionistësh, avokatë dhe ekonomistë, me eksperiencë në fusha të ndryshme. Zotërimi në mënyrë profesionale i shumë gjuhëve të huaja nga ana e stafit, ka ndihmuar klientelën tonë ndërkombëtare që të sigurojë akses të shpejtë në mjedisin tregtar shqiptar dhe atë kosovar.
Zyra ofron për klientët e saj të gjitha shërbimet ligjore, fiskale dhe kontabël të nevojshme për të themeluar dhe ushtruar aktivitetin tregtar në Shqipëri dhe Kosovë në shumicën e industrive kryesore, duke përfshire bankat dhe institucionet financiare, si dhe kompani që operojnë në sigurime, ndërtim, energji, media, miniera, naftë dhe gaz, shërbime profesionale, pasuri të paluajtshme, teknologji telekomunikacioni, turizëm, transport, infrastrukturë dhe sektorë të produkteve të konsumit.
Gjatë këtyre viteve, zyra ka ofruar asistencë ligjore në fushën e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, koncensioneve, transaksioneve me pasuri të paluajtshme, themelimit të shoqërive tregtare, në fushën e doganave si dhe në atë fiskale dhe të kontabilitetit, duke u orientuar vazhdimisht nga një ndjeshmëri e lartë per t’ju përshtatur zhvillimeve në mjedisin e biznesit shqiptar.