Misioni

Krijimi i politikave dhe sistemeve të informacionit bazuar në mënyrat kërkimore duke përfshirë aktorë të brendshëm dhe të jashtëm dhe duke bërë krahasime kombëtare dhe ndërkombëtare;

Të nxisim zhvillimin dhe qëndrueshmërinë tek kompanitë tregtare dhe industriale, duke ju ofruar atyre shërbime inovative; rritja e imazhit të anëtareve, kontributi në legjislacionin tregtar dhe zbatimit te tij në strukturën vendimmarrëse, orientimi drejt një fryme pozitive për zhvillimin e infrastrukturës tregtare dhe industriale.

Vizioni

Si një palë e interesuar aktive në klimën e të bërit biznes, të jemi një shoqatë që do të sjellë industrinë shqiptare dhe Turke dhe rëndësinë në tregti në nivele botërore, duke ndihmuar në rritjen e konkurrencës dhe qëndrueshmërisë e kompanive tona tregtare.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Turqi, ka si qëllim përmbushjen e kërkesave të anëtareve të saj në kohë, të plota dhe të sakta, duke iu përmbajtur parimeve të paanshmërisë dhe besueshmërisë ne kuadër te detyrave dhe përgjegjshmërisë me të cilat ajo është ngarkuar.

Duke qenë një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të   sektorit privat në Shqipëri në fushën kombëtare dhe ndërkombëtare Dhoma ka si qëllim të vazhdojë të jetë një përfaqësuese dinjitoze e bizneseve dhe të ruajë vlerat e saj institucionale në kushtet e e ndryshimeve globale; organizimi i aktiviteteve për të rritur forcën konkurruese të anëtareve të saj me qëllim kundërpërgjigjen në mënyre proaktive dhe dinamike drejt  kërkesave që mund të shfaqen.

Rishikimin e vazhdueshëm të misionit dhe politikave me qëllim përmirësimin e tyre; identifikimi i objektivave të reja dhe zbatimit të tyre sipas rishikimeve të planeve  dhe duke i shpërndare ato në institucionet përkatëse;

Duke marrë parasysh kërkesat nga  anëtaret duhet të jetë inovative ndaj produkteve, funksioneve dhe detyrave në përputhje të kërkesës,

Të zhvillojë infrastrukturën e duhur teknologjike drejt rrugës për tu bërë një institucion që arrin përpunon dhe shpërndan informacionin sa më shpejt; të sigurojë kënaqësi dhe punësim duke zhvilluar burimet njerëzore si një faktor i rëndësishëm i kualitetit të shërbimeve që ofron;

Të sigurojë një mjedis pune duke inkurajuar suksesin  dhe rëndësinë e punës individuale dhe asaj në grup;  të jetë një shembull i mirë për organizatat dhe institucionet publike me kualitetin e shërbimeve dhe misionin që ka ndërmarrë;  vazhdimësinë e krijimit të një “ Institucioni Shërbimi”  me një fryme  bashkëpunimi me punonjësit dhe anëtare të dhomës.

Vlerat tona

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi është një shoqatë që promovon në mënyrë transparente, pjesëmarrëse, të besueshme, të vendosur realiste dhe inovative përgjegjësitë sociale dhe ndërgjegjësimin mjedisor duke shfaqur vlera etike universale në të gjithë punën e vet.