Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO)

Dhoma do të ushtrojë aktivitetin e saj si organizatë jo – fitimprurëse e biznesmenëve profesionistë nga Turqia dhe Shqipëria. Dhoma do t’i realizoje hap pas hapi objektivat e saj, në bashkëpunim të plotë me Qeverinë përkatëse, për ngritjen në nivele më të larta të marrëdhenieve ekonomike, tregtare, sociale dhe kulturore në përputhje me pritshmërinë e dy vendeve tona.

Qëllimi kryesor i Dhomës është që të ndihmojë në qëndrueshmërinë e aktiviteteve të bizneseve, që të rrisë dhe diversifikojë investimet, të asistojë sipërmarrjet dhe të bashkëpunojë me sipërmarrësit e të dyjave vëndeve, si dhe të mbështesë dhe të zhvillojë më tej biznesin dhe marrëdheniet ekonomike midis dy shteteve.