E themeluar në vitin 1994 si një importuese e përbërësve dhe aditivëve për industrinë ushqimore, Berdica u bë shpejt lider i kësaj fushe në tregun shqiptar. Në vitin 2008, duke ndjekur zhvillimin e shpejtë të industrive të materialeve të ndërtimit dhe të bojërave në vendin tonë, Berdica Cement vendosi që ta zgjerojë aktivitetin e saj në këtë fushë dhe gradualisht u bë distributor lider i çimentos, ingredientëve dhe aditivëve në Shqipëri dhe Kosovë. Nëpërmjet partneriteteve bashkëpunuese me furnitorët dhe klientët tanë ne lidhim industritë e rajonit tonë me disa nga kompanitë kimike më të mirënjohura të mbarë botës.