Grupi i Grave Sipërmarrëse të ATTSO, shpërndau pako ushqimore me rastin e Muajit të Ramazanit!
May 27, 2019Takim lidhur me MTL’në Shqipëri – Turqi
May 28, 2019Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë z. Eduard Shalsi, vizitoi kompaninë anëtare të bordit drejtues së ATTSO, FMT Group. Kompania në fjalë, prej vitit 2003 operon në tregun shqiptar në fushën e gjeneratorëve. Produket e prodhuara nga kompania FMT, mbajnë markën “Made in Albania” dhe aktualisht eksportohen në shtete si: Kosovë, Mali i Zi, Greqi, Rumani, Kroaci, Angli, Portugali, Libi, Pakistan, Afrikë Qendrore, Beliz, Rusi, Tunizi etj.
Ministër Shalsi u mirëprit nga stafi i FMT Group ku u bë një prezantim i shkurtër të kompanisë dhe aktivetiteve të tyre, nga ku ai ofroi mbështetjen e tij për çdo nevojë të kompanisë me qëllim që të rrisë aktivitetin dhe eksportin e saj dhe të ofrojë sa më shumë vende të reja pune. Ndërsa CEO i kompanisë FMT Group z. Fahir Tatar shprehu falenderimet për vizitën e Ministrit pranë ambienteve të kompanisë dhe mbështetjen që ai ofroi. Pjesë e takimit ishte dhe Atasheu i Tregtisë pranë Ambasadës Turke në Tiranë Z. Halis Kaya.