Hızlı İletişim: +355 42 200 700
Log In

Grupi i Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO), me pjesëmarrjen e gruas së Ambasadorit të Republikës së Turqisë znj. Ayşegül Erdal Yörük, njëkohësisht Kryetare Nderi e këtij grupi, shpërndanë 50 paketa ushqimore për familjet në nevojë në fshatin Vilëz të Shqipërisë me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Fshati Vilëz kishte një bukuri natyrore të rrallë, por infrastruktura e dobët e rrugëve e bënte të vështirë kalimin në atë vend. Grupi i Grave Sipërmarrëse të ATTSO ka ofruar në muajt e fundit ndihma të ndryshme në Shqipëri për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Share This: