3 Shkurt 2016
June 16, 2016Vizita e delegacionit nga Maqedonia
October 12, 2016
Ne si Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO), dënojmë fuqimisht përpjekjen e frikshme për grusht shteti në natën e 15 korrikut 2016 nga ana e Organizatës Terroriste Gyleniste (Fethullahçı Terör Örgütü – FETÖ) në Turqi.
Nën udhëheqjen e presidentit të zgjedhur Erdogan, kombi turk i bashkuar në një, me maxhorancë dhe opozitë, u ka dhënë si puçistëve ashtu edhe gjithë botës një leksion të vërtetë demokracie. Është mëse e qartë që ky unitet do të përforcojë më tej stabilitetin ekonomik dhe politik dhe Turqinë e pastruar nga FETÖ ditë më të ndritura e presin. Një Turqi e fortë ku jetojnë miliona shqiptarë, është gjithmonë në të mire të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve.
Si një organizatë që përfaqëson kompani me mbi 10,000 persona të punësuar mbi 2 miliard USD investime në Shqipëri, ATTSO beson se rrënimi i aktiviteteve të FETÖ në Shqipëri, do të nxisë thithjen e më shumë investorëve në vend, do të krijojë një atmosferë të favorshme në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtinë dypalëshe, duke çuar akoma më tej marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.
ATTSO është e gatshme për të kryer detyrat që i takojnë në këtë kuadër.
ATTSO