TAKIM PUNE ME ZV. MINISTRIN E BUJQËSISË DHE PYLLTARISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË Z. AKIF ÖZKALDI
November 12, 2018Takimi i Komitetit të Përbashkët të MTL’së midis Shqipërisë dhe Turqisë.
January 23, 2019Në datë 21.12.2018, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO) festoi 4-vjetorit e themelimit të saj. Me këtë rast u organizua edhe një panel diskutimi mbi rezultatet e një anketimi, i cili përcolli opinionet e anëtareve të ATTSO mbi klimën e të bërit biznes në Shqipëri dhe pritshmëritë që ata kanë për vitit në vazhdim.
Pjesë e panelit ishte Zv. Kryeministrja e Shqipërisë znj. Senida Mesi, zv. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave znj. Albana Shkurta, Ambasadori i Turqisë Sh.T.Z .M. Ahmet Yörük dhe Kryetari i Bordit Drejtues së ATTSO z. Seyhan Pencablıgil.
Gjetjet më kryesore të anketimit ishin se 55% e anëtarëve të ATTSO’s vlerësojnë se klima e biznesit në Shqipëri këtë vit ishte neutrale ndërsa disa nga faktorët që kishin ndikuar negativisht në biznesin e tyre ishin: performanca e gjykatave, burrokracia, konkurenca e pandershme dhe monopolet. Shumica e anëtarëve të ATTSO’s kishin rritur investimet e tyre gjatë vitit 2018 dhe kishin po këtë prirje për vitin në vazhdim. Si rrjedhojë, edhe numri i të punësuarve në kompanitë e tyre ishte rritur.
Të anketuarit patën një perceptim pozitiv përsa i përket nismave qeveritare për rishikimin e taksës për biznesin e vogël, rritjen e pragut të taksimit për taksën e korporatave, zhvillimeve inovative përmës faqes e-Albania dhe komunikimit qeveri – ATTSO.
Ndërsa taksat që ndikonin më shumë në bizneset dhe që ata dëshironin të ndyshonin, ishte taksën mbi të ardhurat dhe taksa mbi tatimin e shtuar. Ndikim negativ ka pasur edhe gjetja e stafit të kualifikuar. Taksat e larta, mungesa e mbështetjes qeveritare, ritmi i dobët i rritjes ekonomike dhe rregullat qeveritare ishin pikat më të diskutuara. 38.3 % e të anketuarve shprehen optimistë lidhur me rritjen ekonomike gjatë vitit 2019.
Kryetari i Bordit Drejtues z. Seyhan Pencablıgil, u shpreh se “Kompanitë tona janë në perspektivë rritjeje dhe presin nga qeveria që të krijojnë politika mbështetëse përsa i përket rritjes së shpejtë të ekonomisë. Shpresojmë që ky anketim, të ndihmojë në politikat që do të ndjekë qeveria shqiptare për thithjen e investimeve të reja.
Ambasadori i Turqisë SH.T.Z. Ahmet Yörük në fjalimin e tij theksoi se rezultati më i rëndësishëm përsa i përket anketimit është që kundrejt problematikave burokratike në Shqipëri, gjatë vitit 2018 investimet turke kanë qënë në rritje, dhe se ato jo vetëm që nuk kanë shkurtuar vende pune por në të kundërt kanë krijuar mundësi punësimi. Ai gjithashtu, shtoi se ky fakt tregon se kompanitë turke kanë besim në zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë për periudhën në vazhdim.
Ndërsa në fjalën e tyre përshëndetëse në aktivitet, zv. Kryeministrja znj. Senida Mesi, dhe zv. Ministrja e Ekonomise znj. Albana Shkurta shprehen falenderimet dhe mbështetjen për investimet e kompanive turke në Shqipëri dhe ju përgjigjën disa pyetjeve specifike të anëtarëve të ATTSO, lidhur me problematikat që ata hasin në vend. Ato shprehen edhe njëherë mbeshtetjen e qeverisë për përmirësimin e klimës të së bërit biznes dhe rritjen e mëtejshme të investimeve Turke në Shqipëri.
Takimi u shoqërua me koktejl, ku përveç anëtarëve të Dhomës morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, partnerë dhe miq të ATTSO’s.