EMËROHET SEKRETARI I RI I PËRGJITHSHËM I DHOMËS
January 29, 2018ATTSO nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Müsiad Balkan
February 23, 2018Në kuadër të takimit të Komitetit të Përbashkët Turqi-Shqipëri për Doganat, në Tiranë është mbajtur një takim pune mes Kryesekretarit të Ministrisë së Doganave dhe Tregtisë të Republikës së Turqisë, Cenap Aşcı dhe kompanive anëtare te Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi.
Në fokus të takimit organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) dhe me mbështetjen e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, ishin problemet që hasin në doganat shqiptare dhe ato turke kompanitë, bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, etj.
Aşcı, në një prononcim për mediat theksoi se gjatë takimit me zyrtarët shqiptarë do të diskutohet krahas çështjeve të tjera edhe çështje që kanë të bëjnë më rritjen e shkëmbimeve tregtare në kontekstin e vendit tranzit.
“Shqipëria dhe Turqia janë vende tranzit dhe ka mundësi për një tregti drejt vendeve të treta dhe kjo gjë është një lehtësim i madh për tregtinë. Ne si drejtues të autoriteteve doganore të dy vendeve takohemi të paktën një herë në vit për të diskutuar për problemet e mundshme që mund të ketë në fushën e doganave. Lehtësimet dhe shpejtësia ndikon në tregtinë mes dy vendeve. Ne kemi dëshirë që të rrisim shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Mendojmë që shkëmbimet tregtare momentalisht janë në një nivel jo të kënaqshëm për potencialet tregtare. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes autoriteteve të doganave të të dy vendeve”, theksoi Aşcı.
Ai u shpreh se mes Shqipërisë dhe Turqisë nuk ka probleme serioze për sa i përket sistemit të doganave.
“Mes Shqipërisë dhe Turqisë kemi shkëmbime tregtare me vlerë 500 milionë dollarë, por ne këtë e shohim si shumë të pamjaftueshme dhe dëshirojmë ta rrisim. Pasi ne e shohim Shqipërinë si një vend fqinj edhe pse nuk jemi të tillë gjeografikisht. Ne kemi themeluar një komitet doganor mes dy vendeve në vitin 2016, por ai nuk është ende në fuqi. Një nga temat kryesore të diskutimeve është edhe siguria e shkëmbimeve tregtare dhe veçanërisht e trans tregtisë, pasi kur kemi të bëjmë me një tregti të tillë rriten edhe kërkesat për transportin e produkteve të paligjshme si armë, drogë, etj. Ne do të diskutojmë për rritjen e sigurisë në këtë drejtim. Krahas shkëmbimit të përvojave ne do të flasim edhe për trajnimin e personelit të dy vendeve”, tha më tej Aşcı.
Takimi i Komitetit të Përbashkët Turqi-Shqipëri për Doganat (15-16 shkurt), kishte në fokus diskutimet për procedurat lehtësuese që do të mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë mes dy vendeve.