Bursat Studimi në Turqi
February 11, 2019Panairet në Turqi gjatë vitit 2019
February 12, 2019Në datë 6 shkurt 2019, Grupi i Grave Sipërmarrëse të ATTSO, me pjesëmarrjen e bashkëshortes së Ambasarorit të Turqisë në Tiranë Znj. Ayşegül Erdal Yörük organizuan ceremoninë e shpërndarjes së pakove ushqimore për Shoqatën Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara. Pakot e ushqimore, u shpërdanë 100 familjeve në nevojë në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqatës.
Znj. Yörük, njëkohësisht edhe Kryetare Nderi e këtij Grupi, gjatë fjalës së saj u shpreh se në kuadër të sipërmarrjes dhe politikës së jashtme humanitare të Turqisë, në fokus do të jenë projektet me përgjegjësi sociale. Gjithashtu shtoi se: “Ambasada e Turqisë në Tiranë është mbështetja jonë kryesore. Ne, si Grupi i Grave Sipërmarrëse do të jemi buzëqeshja dhe dora e ngrohtë e ATTSO’s.
Ndërsa kyetari i Shoqatës Z. Shefqet Taku gjeti rastin për të falenderuar Ambasadën Turke në Tiranë dhe Grupin e Grave Sipërmarrëse të ATTSO’s për ndihmën kundrejt këtyre familjeve në nevojë. Ai përcolli falenderimet për popullin human Turk dhe për të gjitha ndihmat që institucionet mike këtu në Tiranë kanë dhënë për njërëzit në nevojë.