SALILLARI shpk, është themeluar si një kompani ndërtimi në 1994 ne Berat. Që atëherë, kompania ka zgjeruar veprimtarinë e saj në të gjithë vendin nga Shkodra në Sarandë. Kompania është rritur shumë shpejt gjatë viteve të fundit në përgjigje të kërkesës së industrisë së ndërtimit shqiptar dhe tani është një nga kompanitë më të mëdha në vendin tonë. Zhvillimi i shpejtë i aktivitetit bëri të nevojshme transferimin e selisë në Tiranë në vitin 2000.
Kompania Salillari është çertifikuar dhe vepron sipas Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë sipas kërkesave të ISO 9001:2008. Aktiviteti i kompanisë është i mbështetur nga personeli i kualifikuar dhe një gamë e gjerë e makinerive bashkëkohore në pronësi te kompanisë. Vëmendja e kompanisë është përqendruar edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, kualifikim të stafit dhe të sigurisë.
Gjatë këtyre viteve të aktivitetit të tij, në fushën e transportit veprave infrastrukturore, civile dhe industriale kompania ka punuar kryesisht në zbatimin e projekteve të financuara nga Institucionet Ndërkombëtare Financiare të tilla si Banka Botërore, BERZH, Kooperacioni Italian, Delegacioni Evropian dhe nga Qeveria Shqiptare, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, etj. Ndërkohë, kompania Salillari ka përfunduar me sukses projektet e financuara nga kompanitë shumëkombëshe private te tilla si OMV, Petrolium OCCIIDENTAL, CROSKO, INA, Në fushën e ndërtimit të kantierëve të naftës, si Shqipëria Beg, HidroPower Plant Kalivacit, duke punuar me Maire Tecnimont në Termocentralin e Vlorës, etj.
Për momentin, kompania jonë është e përfshirë në projektin e infrastrukturës së transportit e financuar nga Qeveria e Bankës Islamike për Zhvillim dhe gjithashtu për Qeverinë Shqiptare në ndërtimin e autostradës Durrës-Rogozhinë, rrugës Qukës-Qafë Plloc, tunelit Tiranë-Elbasan etj.