Universiteti i New York-ut në Tiranë (UNYT) u themelua në vitin 2002 si pjesë e Rrjetit të Institucioneve Arsimore të New York College (NYC) dhe ishte Universiteti i parë privat në Shqipëri. U krijua si një përpjekje e përbashkët midis Themeluesit dhe Presidentit të Rrjetit të NYC, z. Elias Foutsis dhe rektorit të parë të UNYT, Prof. Dr. Gramoz Pashko.

I pozicionuar ne qender të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, UNYT synon të jete qendër dinamike, multikulturore dhe udhëheqëse për arsimin e lartë në Ballkan dhe më gjerë. Misioni i UNYT është t'u ofrojë studentëve mundësinë për të marrë diploma universitare në nivel Bachelor, Master ose PhD, në një shumëllojshmëri të specializimeve akademike dhe profesionale, në bashkëpunim me universitete prestigjioze amerikane dhe evropiane. Shumëllojshmëria e diplomave të ofruara në UNYT përfshin diploma të dyfishta Bachelor në Tiranë nga Universiteti Shtetëror i Nju Jork-Empire State College (SUNY / ESC), USA dhe Diploma Master në bashkëpunim me Universitetin e Greenwich, UK.

Projektet kërkimore janë themelore për karakterin e UNYT, reputacionin e tij, dhe kontributin në shoqëri. Qëllimi i përgjithshëm është rritja e kapacitetit dhe intensitetit të hulumtimit duke rritur proporcionin e stafit akademik që kryen kërkime dhe prodhon botime dhe rezultate të tjera të cilësisë më të lartë. UNYT mbështet kërkimet ndërdisiplinore në të gjitha departamentet e saj.

  • "Kodra e Diellit", Tirana, Albania

Contact NEW YORK UNIVERSITY now...