Deloitte në Shqipëri, e themeluar në vitin 1996, është një nga shoqëritë kryesore të shërbimeve profesionale në vend, e cila ofron shërbime në fushat e auditimit, taksës, këshillimit financiar dhe ligjor, për gjithë industritë, shoqërive private ashtu dhe enteve apo institucioneve publike. Në Deloitte janë të punësuar më shumë se 300 profesionistë në zyrën e Tiranës te cilët drejtohen nga tre partnerë shqiptarë. Praktika shqiptare është pjesë e grupit të Shqipërisë dhe Kosovës dhe së bashku pjesë e organizatës sonë më të madhe rajonale Deloitte Continental Europe.
Deloitte Legal u krijua për të shërbyer me kompetencë dhe ekspertizë shoqërive vendase dhe të huaja, organizatave jofitimprurëse, institucioneve publike dhe individëve në mënyrë që të adresojnë nevojat e tyre specifike për këshilla juridike gjithëpërfshirëse nga një ekip ekspertësh juridikë, me një përvojë të gjerë në çështje ligjore, që prekin tregjet lokale në Shqipëri dhe Kosovë.