ATTSO AKADEMI
June 8, 2018VIZITA E SEKRETARES SË PËRGJITHSHME NË INSTITUCIONET TURKE
July 26, 2018Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi ( ATTSO), me sponsorizimin e kompanisë Anëtare të Bordit Drejtues Ayen Energy, organizoi për anëtarët e saj Darkën e Iftarit me rastin e muajit të Ramazanit.
Në Iftarin e organizuar morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë Z. M. Ahmet Yörük, delegacioni nga Turqia; Kryetari i Bordit Themelues i Fondacionit Maarif Turqi, Prof.Dr. Birol Akgün, Zv. Këshilltari i Ministrisë së Arsimit të Republikës Turke, Z.Turan Akpınar, Kryetari i sindikatave Egitim-Bir-Sen dhe Memur-Sen, z. Ali Yalçın, të ftuar të shoqatës Musiad Ballkan nga Maqedonia, përfaqësues të institucioneve turke dhe shqiptare si dhe anëtarët e Dhomës.
Gjatë fjalës së tij Kryetari i Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencapligil falenderoi të gjithë anëtarët që kontribojnë në jetën e Dhomës, ashtu sikurëse në këtë rast kompaninë Ayen Enerji. Duke qenë se tryezat e Ramazanit janë tryeza bereqeti, ai shprehu dëshirën që bisedat e kësaj darke të krijonin mundësi të reja biznesi.