Hızlı İletişim: +355 42 200 700
Log In

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në datë 1 Qershor, në orën 09.00, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja salla “Evropa”, nga Kompania Anëtare e Bordit Drejtues të ATTSO, ALBtelecom Sh.A. u prezantua tema “Siguria e Informacionit përfshirë edhe rastin e ALBtelecom” .
Pjesë e panelit ishte Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Z. Artur Sula, Zv. Dekani Z. Alban Foci, Sekretarja e Përgjithshme e ATTSO Znj. Erinda Zhupani si dhe Znj. Ledina Ferhati përfaqësuese e kompanisë ALBtelecom. Gjatë fjalës së saj Znj. Zhupani u shpreh se ky aktivitet është fillimi i një sërë aktivitetesh që do të realizohen nën siglën “ATTSO AKADEMI”, ku kompanitë atëtare të Dhomës do të japin trajnime dhe seminare për fusha të ndyshme që prekin përditshmërine e studentëve.
Studentët patën mundësi të informoheshin rreth sigurisë në internet, krimit kibernetik, format dhe evolimi i krimit kibernetik, sa të sigurt jemi gjatë përdorimit të mediave sociale etj. Z. Besmir Semanaj jo vetëm informoi studentët lidhur me këto tema por edhe i këshilloi ata se si të jenë më të kujdesshëm gjatë lundrimit në internet

Share This: