TAKIM MES ANËTARËVE TË ATTSO’S
September 26, 2018DITËT E TURQISË
September 30, 2018Synimi 1 Miliard Dollar Tregti
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO), vazhdon te fuqizojë marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve. Sekretarja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO), vlerësoi situatën aktuale dhe potencialin në të ardhmen të marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve.
A mund të na informoni rreth Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) dhe vizionit të saj? Cilat janë veprimtaritë e ATTSO’s?
ATTSO u themelua në Dhjetor të vitit 2014, me qëllim që të ndihmojë në qëndrueshmërinë e aktiviteteve të bizneseve, që të rrisë dhe diversifikojë investimet, të asistojë sipërmarrjet dhe të bashkëpunojë me sipërmarrësit e të dyjave vendeve, si dhe të mbështesë dhe të zhvillojë më tej biznesin dhe marrëdheniet ekonomike midis dy shteteve. Dhoma me seli në Tiranë, ushtron aktivitetin e saj si organizatë jo – fitimprurëse e biznesmenëve profesionistë nga Turqia dhe Shqipëria. Me anë të aktiviteteve që organizojmë kemi si qëllim, të forcojmë komunikimin midis anëtarëve dhe të zgjerojmë akoma më tepër marrëdhëniet tregtare afat-gjata. Duke zgjeruar gamën e pranisë ekonomike dhe tregtare në Shqipëri, ATTSO për periudhën në vazhdim synon të rrisë edhe kontributin material për mirëqenien dhe zhvillimin e vendit, si dhe për procesin e reformave. Në sajë të kompanive më të mëdha Turke të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, numri anëtarëve të Bordit të Dhomës arriti në 12, ndërsa numri i anëtarëve të përgjithshëm arriti në 60. Informacione më të detajuara mund ti gjeni tek adresa www.attso.al.
NË EKSPORT JEMI TË DYTËT
Turqia dhe Shqipëria, pavarësisht historisë së përbashkët, sot kanë dhe marrëdhënie tregtare të rëndësishme. Si e shikoni gjendjen aktuale në marrëdhëniet tregtare?
Turqia dhe Shqipëria janë dy vende vëllazërore të cilat bashkëpunojnë edhe në fushën ekonomike. Marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, po avancojne tej mase dhe në fushën e tregtisë. Marrëdhëniet tregtare kanë një strukturë dinamike. Sipas të dhënave të vitit 2017 të INSTAT’it, Turqia zë vendin e dytë në Shqipëri për nga eksporti me 460 milion dollarë. Trendi i rritjes së eksporteve Turke në Shqipëri vazhdon duke u rritur edhe përgjatë vitit 2018.
Amund të na thoni parashikimet tuaja se si do të jetë potenciali lidhur me marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve, në të ardhmen?
Mendoj, se niveli i marrëdhënieve aktuale ekonomike-tregtare nuk pasqyron potencialin real midis dy vendeve. Ekziston mundësia që në një afat të shkurtër kohor, shkëmbimet tregtare të arrijnë në një miliard dollarë nga 480 milion dollarë që ishin gjatë vitit 2017. Për të arritur këtë qëllim, prioritet i është kushtuar rëndësisë së markave të kompanive Turke që operojnë në Shqipëri dhe përshpejtimit të procedurave doganore. Nëse do të punohet në këto fusha, atëherë nuk ka arsye që vëllimi tregtar të mos arrijë në një miliard dollarë.
AKTIVITETI SIPAS SEKTORËVE
Cilat janë sektorët që bëhet më shumë tregti?
1/3 e eksporteve Turke perbehet nga sektori: veshje të gatshme, këpucë dhe aksesorë. Eksporti i veshjeve “markë” në Shqipëri është në rritje. Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit janë: 15.5 %, të eksportit e përbëjnë makineritë, pajisjet elektrike dhe pjesëte këmbimit, 14.2 % produkte të industrisë kimike dhe plastikë, % 12.3 materialet e ndërtimit dhe metalet, 10,9% ushqimet e gatshme dhe duhani. Kompanitë në Turqi kanë mundësi eksporti dhe në fushat si tekstili shtëpiak, pajisje hoteliere, ushqimeve të gatshme, pajisje elektrike dhe materiale ndërtimi. Ekziston dhe potenciali i eksportimit drejt Turqisë të bimeve medicinale, tekstilit, lëkurës, leshit dhe lëndeve të para.
INVESTIMET TOTALE
Në cfarë niveli janë investimet e kompanive Turke në Shqipëri ?
Në të njëjtën kohë, Turqia cilësohet si një ndër vendet me investim më të madh në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës Qëndrore Shqiptare, investimet e kompanive Turke në Shqipëri arrijnë në 500 milionë euro. Kjo shifer e rendit Turqinë si partnerin e 5-të më të rëndësishëm të Shqipërisë. Në Shqipëri numri i të punësuarve në kompanitë Turke është rreth 10 mijë persona. Veprimtaritë e kompanive Turke në Shqipëri janë të fokusuar në sektorë të tillë si, energjetika, sistemi bankar, metalurgjia, miniera, telekomunikacioni, financë, transport, shitje me pakicë dhe shpërndarje. Banka Kombëtare Tregtare është një bankë Turke, më e madhja në Shqipëri dhe e bën më të thjeshtë tregtinë midis dy vendeve. Megjithatë, këto nuk janë të mjaftueshme kur marrim parasysh potencialet tona. Besoj se në interes të të dyja shteteve dhe në mënyrë reciproke do të kemi mundësi të mëdha bashëpunimi dhe në sektorë të tillë si turizmi, energjia, infrastruktura, miniera, bujqësia, prodhimi.
Çfarë do të dëshironit të thonit nëse do të vlerësonim në mënyrë të veçantë potencialin e investimeve në turizëm?
Turizmi është një tjetër fushë e rëndësishme për bashkëpunim midis dy vendeve. Sektori i turizmit në Turqi është jashtëzakonisht i zhvilluar dhe është një ndër vendet që tërheqin më shumë turistë në botë. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm përsa i përket turizmit, dhe është perla e pazbuluar e Mesdhe’ut dhe e Ballkan’it. Pavarësisht se rrethohet nga vende, shumica e të cilave janë më të vizituarat në botë, Shqipëria ka ende rrugë për të bërë. Shqipëria me bukuritë gjeografike, bregdetet e virgjëra, të pastra dhe madhështore, pasuritë e saj historiko- kulturore, do të shndërrohet në një vend të rëndësishëm turistik brenda një periudhe të shkurtër kohore. Për këtë arsye, firmat turke mund të ndajnë përvojën e tyre për sa i përket fushës së turizmit me kompanitë shqiptare dhe të përmirësojnë mundësitë e tyre të bashkëpunimit.
JEMI “AMBASADORËT VULLNETARË” TË TURQISË
Jemi informuar se studimet e larta i keni kryer në Turqi? Për ta mbyllur duam të marrim përshtypjet dhe mendimet tuaja rreth Turqisë?
Studimet e larta i kam kryer në Universitetin e Egjeut, Departamentin e Inxhinierisë Kimike në Izmir. Turqia, me bukuritë e saj natyrore dhe historike, qytetet plot jetë dhe gjallëri, ushqimin tradicional, folklorin, poezitë, me mikpritjen dhe dashamirësinë e njerëzve është një vend i mrekullueshëm. Eshtë e pamundur të mos dashurohesh me Turqinë. Vendet tona me një të përbashkët qindra vjeçare, kanë pothujase tipare të njëjta përsa i përket kulturës, zakoneve, ushqimeve etj. Kur shkojmë në Turqi e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë. Në Turqi pata fatin të nihja njerëz shumë të mirë, fitova miq të mrekullueshëm dhe përjetova një eksperiencë unike. Së bashku me miqtë e mi që kanë studiuar në Turqi, po mundohemi të luajmë rolin e “ambasadorëve vullnetarë” të Turqisë këtu. Ne besojmë në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve vëllazërore ndërmjet dy vendeve tona mike.
ITO NA FRYMEZON
Si e shihni rolin e Dhomës së Tregtisë së Stambollit në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare Shqipëri –Turqi?
Është një nder shumë i madh që Dhoma jonë ka mundësi të bashkëpunojë me Dhomën e Tregëtisë më të madhe në Turqi dhe njëkohësisht një nga pesë Dhomat më të mëdha në botë për nga numri i anëtarëve siç është Dhoma e Tregtisë së Stambollit. Shpresojmë që ky bashkëpunim të luajë një rol të rëndësishëm në arritjen e sa më shumë sukseseve. Dhoma e Tregtisë së Stambollit është institucioni i duhur ku ne mund të informohemi rreth aktiviteteve ekonomike, inovacionit si dhe mund të përfitojmë nga eksperiencat e gjera. Dhoma e Tregtisë së Stambolllit është frymëzim për ne. Faktorë si: prania e një rrjeti biznesmeësh në Turqi që bëhet e prekshme për ne, fillimi i nje bashkëpunimi për të hequr pengesat që ekzistojnë në tregtinë e jashtme apo paraqitja e projekteve të përbashkëta krijojnë avantazhe shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona.