Studio Permbarimore “Shkrela”, ofron shërbimin e “Ekzekutimit të Titujve të Ekzekutimit” të gjithë Subjekteve Fizike ose Juridike, Enteve Shtetërore ose Private, Bankave ose Institucioneve të tjerë Financiare.
Shërbimet e Studio Permbarimore “Shkrela”, nënkuptojnë angazhimin ndërmjet një eksperti në fushën e Përmbarimit dhe grupit përkatës të punës për çdo situatë.
Falë aftësive të stafit tonë profesionist dhe me eksperiencë të gjerë si në fushën e përmbarimit ashtu edhe në fusha të tjera, ne mund te përgjigjemi saktë, shpejt dhe efektivisht për çdo çështje lokale, rajonale dhe kombëtare.
Gjithashtu, Studio jone bën ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë të dhëna nga gjykatat shqiptare dhe të huaja ose gjykatat e arbitrazhit, dhe çdo vendim tjetër që përmban detyrim në të holla.