SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA është themeluar në vitin 1999 ndërsa sot, është kompania më e madhe dhe më e besueshme e Sigurimeve në Shqipëri. Kompania është gjithashtu aktive në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
SIGAL UNIQA Group Austria është një nga grupet më të mëdha të sigurimeve, i përbërë nga 8 Kompanitë e Sigurimit të Jetës, Jo-Jetës, Risigurimit dhe Fondit Privat të Pensionit, ndërsa udhëheq tregun e sigurimeve me rreth 30%.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një nga gjigantët financiarë më të fuqishëm në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke numëruar më shumë se 5,5 miliardë euro prime të shkruara në vit, 23,500 punonjës dhe 15.5 milion klientë në 18 shtete.
Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut SIGAL UNIQA Group Austria është Kompania më e madhe dhe më e besueshme e Sigurimeve me 1936 punonjës në 1136 zyra dhe duke numëruar mbi 500 mijë kontrata dhe 68.533.000 Euro prime të shkruara për vitin 2020.