Mesazh Urimi për Fitër Bajramin.
May 24, 2020Zv.Kryetari i Dhomës z.Kenan Sevinç , ka dhene një intervistë për Report TV ne lidhje me marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Turqi
January 13, 2021
Është një program pa pagesë për ndërtim kapacitetesh për NVM-të dhe ato fillestare nga Ballkani Perëndimor
ATTSO me krenari është bërë partner në programin e zhvillimit të kapaciteteve qe është iniciativë e Bankës Botërore financuar nga Bashkimi Evropian dhe e drejtuar nga kompania Deloitte, e cila ofron shërbime këshilluese në të gjithë botën.
– A jeni një firmë inovative që kërkoni mënyra të reja për të tërhequr klientë ose të përshtatni modelin tuaj të biznesit?
– A po kërkoni të përmirësoni me shpejtësi rezistencën ndaj COVID-19, të riktheheni në normalitet dhe të arrini rezultate të matshme në një afat të shkurtër?
– A po mendoni për fonde të jashtme, apo dëshironi ta bëni firmën tuaj më tërheqëse për investitorët?
Nëse përgjigja juaj është po, programi PowerUP është për ju!
PowerUP është një program pa pagesë për zhvillimin e kapaciteteve të NVM-së dhe ato fillestare nga Ballkani Perëndimor . Kompanitë e përzgjedhura do të mbështeten dhe trajnohen në mënyrë profesionale me synimin rritjen e pritshmerive të zgjerimit dhe të qëndrueshmërinë ndaj COVID-19. Gjithashtu, kompanitë do të kenë mundësi për të marrë pjesë në konkurse biznesi dhe të jenë fitues cmimesh të ndyshme.
Në Programin PowerUp, në të cilen ne presim qe Anëtarët tanë të aplikojnë, kompanive të perzgjedhura do t’ju krijohet mundesia për përshtatje model biznesi , qëndrueshmëri te biznesit ndaj krizës së COVID-19, rritje të prezencës në treg , kontakt me investitorë rajonalë si dhe ekspozim mediatik.
Programi i zhvillimit të kapaciteteve PowerUp, ku pritet të marrin pjesë më shumë se 200 kompani, synon të ofroje njohuri të vlefshme duke u perqendruar më së shumti tek klientët dhe tregu, performanca financiare, marka dhe ekspozimi.Programi planifikohet të zgjasë nga tetori i vitit 2020 deri në shkurt 2021.
Rreth 100 kompani me performancën më të mirë do të jenë të ftuar të konkurojnë në ” Finalen PowerUP” dhe do të kene mundesi te fitojnë vizibilitet, ne kete menyre do t’ju krijohet mundesia qe të prezantojnë biznesin e tyre përpara investitoreve dhe biznesmeneve te rendesishëm të ftuar enkas për këtë eveniment.
Kompanitë që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të jënë operative te pakten 1 (nje) vit në Shqipëri, Bosnja Hercegovine, Kosove , Maqedonia e Veriut, Mali i Zi ose ne Serbi, të jenë inovative , të kenë ndërmjet 3-100 punonjës , dhe të paktën të kenë një produkt ose shërbim që gjeneron të ardhura ne nje shtet.
Afati i fundit për aplikim është caktuar 30 Shtator 2020. Anëtarët të cilen dëshirojnë të marrin pjesë mund të aplikojnë duke kontaktuar zyren tone ose drejperdrejte nga linku http://www.deloitte.com/al/powerup.