PwC ALBANIA ANTARESOHET NE DHOMEN E TREGTISE DHE INDUSTRISE SHQIPERI – TURQI
December 1, 2017EMËROHET SEKRETARI I RI I PËRGJITHSHËM I DHOMËS
January 29, 2018Me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shqipëri , njëkohësisht edhe Kryetar Nderi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi Z. Murat Ahmet Yörük, më 25 janar 2018 është mbajtur takimi i parë i Bordit Drejtues për vitin 2018. Gjatë takimin, Z. Ambasador bëri një vlerësim të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve tona, të projekteve dhe aktiviteteve që Dhoma mendon të organizoje gjate vitit 2018.
Z Ambasador duke mbështetur plotësisht misionin e Dhomës, shtoi se eventet dhe aktivitet që do të organizohen nga Dhoma gjatë vitit 2018, do të arrijnë ti japin një dimension të ri bashkëpunimit të mirë ekzistues mes dy vendeve, si dhe do të do të kontribuojnë në diversifikimin e praninë së Turqisë në fushën ekonomike-tregtare në Shqipëri.
Z. Ambasador theksoi se kompanitë Turke në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorë të ndryshëm si sistemi bankar, telekomunikacioni, energjetika, metalurgjia, logjistika, minierat, infrastruktura, ndërtimi, industria e prodhimit dhe se bashkëpunimi midis kompanive anëtare të Dhomës po ndikon pozitivisht në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Shqipërisë dhe Turqisë.
Me besimin se investimet e reja të kompanive Turke gjatë periudhës në vazhdim do të vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe në prosperitetin e Shqipërisë, Ai deklaroi se ishte i gatshëm që së bashku me ekipin e Ambasadës të ishte në shërbim të tyre.
Duke falënderuar Z. Ambasador edhe njëherë, jo vetëm për interesimin që shfaqi ndaj Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi por edhe për mbështetjen dhe angazhimin për të krijuar sinergjinë e nevojshme, I përcjellim urimet tona më të sinqerta .