Network Meeting
June 16, 201622 Mayis 2015
June 16, 2016Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Turqi ishte pjesëmarrëse në Panairin e Punës që u organizua në Pallatin e Kongreseve gjatë datave 28 Prill – 03 Maj 2015. Në panairin në fjalë morën pjesë edhe kompanitë e anëtareve të Bordit si Kurum Holding, BKT, LIMAK, AYEN ENERJI, BER-ALB, KAPE, AL-CABLE, THY, AKSOY GRUP. Panairi shpalosi vizionin dhe politikat e kompanive në lidhje me zhvillimet në tregun e punës, nevojat për aftësi, zhvillimin e karrierës, etj. Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama së bashku me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale Z. Erjon Veliaj u ndal në të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në Panair duke u uruar atyre suksese dhe duke u informuar rreth politikave të rekrutimit.
Kompanitë Turke pjesëmarrëse në Panair gjithashtu i vizitoi edhe Ambasadori i Turqisë Z. Hidayet Bajraktar.