TAKIM PUNE ME MINISTREN SONILA QATO
October 3, 2018SIMPOZIUMI SHKENCOR ‘MARRËDHËNIET TURQI – SHQIPËRI NGA E KALUARA NË TË TASHMEN
November 1, 2018Ministri i Jashtëm i Turqisë Z. Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, realizoi një takim me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO).
Ministri Çavuşoğlu u shpreh se “Shqipëria nuk është vetëm një shtet me të cilin Turqia ka bashkëpunim në rajon, por edhe mik i vërtetë me lidhje të lashta dhe historike”. Përsa i përket investimeve të kompanive turke në Shqipëri ai tha se janë në rritje të vazhdueshme dhe se ato aktualisht kapin vlerën e 2,5 miliardë dollarëve.
“Është e rëndësishme të rrisim investimet edhe në anën kualitative, aktivitetet që Dhoma organizon janë shumë të rëndësishme për të ardhur në ndihmë projekteve që janë të nevojshme në Shqipëri, që janë të rëndësishme për rritjen ekonomike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat e Ballkanit”, shtoi ai.
Ndërkohë, Kryetar i Bordit Drejtues të ATTSO-së Z. Seyhan Pencablıgil, pasi prezantoi Dhomën dhe aktivitetet që ajo organizon u shpreh se; “Duke pasur parasysh potencialet tona, investimet dhe shkëmbimet tregtare aktuale nuk janë të mjaftueshme. Për këtë arsye, kontribuimi i Dhomës sonë në rritjen e marrëdhënieve aktuale tregtare dhe ekonomike është një nga qëllimet tona.”
Z. Pencablıgil falenderoi edhe njëherë Ministrin, që në kohën e tij të kufizuar krijoi mundësinë për të takuar Anëtarët e ATTSO dhe për të bashkëbiseduar me ta rreth projekteve të Dhomës.