Vizita e Ministrit të Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë së Turqisë
April 7, 2017ANETARI I RI I DHOMES SONE :TUKOAL CEMENT SH.A.
June 21, 2017Me iniciativën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi për të takuar dhe shkëmbyer ide me Dhomat Bilaterale të cilat operojnë në Shqipëri, në datën 3 Prill 2017 u organizua një takim pune. Pjesë e këtij takimi ishin Presidenti i Dhomës Britanike në Shqipëri Z. Zenel Hoxha, Drejtori i Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë Z. Hartmut Jarosc, Sekretarja e Përgjithshme e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë Zj. Ardita Seknaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi Z. Altin Furtuna.
Gjatë takimit pjesëmarrësit shprehen nevojën e organizimit të Forumit të Dhomave Bilaterale në Shqipëri, e cila do të ndihmonte në përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis tyre.
Qëllimi kryesor është krijimi i një platforme efektive në mënyre që të mbështesim dhe ndihmojmë anëtaret tanë si dhe shkëmbimi e eksperiencave dhe praktikave më të mira për një marrëdhënie sa më të suksesshme dhe afatgjatë.