BALKANTÜRKSIAD VIZITON DHOMEN
November 15, 2016MÜSİAD viziton Dhomën
March 27, 2017Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi ( ATTSO) organizoi ditën e premte datë 23 Dhjetor 2016, në ambientet e Hotel Plaza, panelin me temë “Modelet e Investimeve Jashtë Buxhetit: PPP” me rastin e dy vjetorit të themelimit të saj.
Pjesë e panelit ishin Ministrja e Ekonomisë Znj. Milva Ekonomi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z. Genc Sejko, Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë së Partneritetit Publik – Privat në Ministrinë e Zhvillimit të Turqisë Znj. Sedef Yavuz Noyan, Zv. Ambasadori i Turqisë Z. Sinan Cem Baş si dhe Z. Seyhan Pencapligil Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare dhe njëkohësisht Kryetari i Bordit të Dhomës.
Në këtë panel u shkëmbyen informacione rreth përvojave dhe eksperiencës së suksesshme në Turqi si dhe perspektivave të qeverisë shqiptare.
Kryetari i Dhomës Z. Seyhan Pencabligil vlerësoi modelin e ngritur nga qeveria shqiptare për bashkëpunimin mes autoriteteve publike dhe private si dhe shprehu gatishmërinë e anëtareve të Dhomës për të qenë pjesë e këtyre projekteve.
Përveç 40 anëtarëve të Dhomës, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve dhe kompanive private të interesuara në këto modele.