Modeli Cluster
February 20, 2019Workshop’i kombëtar rreth konventës PEM
February 25, 2019AKM Media në tetor të vitit 2018 është anëtarësuar në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi.
AKM media është një media e re në tregun shqiptar e cila ka ka si mision të përcjellë lajme të besueshme, objektive dhe të shpejta për komunitetin shqiptar. Përveç kësaj, AKM Media do të shërbejë si një urë lidhëse midis komunitetit shqiptar dhe të atij turk, duke respektuar interesat dhe përfitimet e tyre.
Me rastin e këtij anëtarësimi, AKM Media organizoi një pritje për të gjithë anëtarët e dhomës. Kryetari i Bordit Drejtues së ATTSO, Z. Seyhan Pencablıgil mbajti një fjalim përshëndetës, ku falenderoi të pranishmit dhe prezantoi AKM Media si anëtaren më të re të Dhomës. Përfaqesuesi i kompanisë AKM Media, Z. Malik HASA bëri një prezantim të shkurtër të kompanisë, duke theksuar se kompania e tyre synon që të përcjellë tek shoqëria shqiptare kulturën dhe traditat e përbashkëta qe shteti shqiptar ka me shoqërinë turke.