VIZITË NË KOMPANINË ANËTARE TË BORDIT DREJTUES SË ATTSO “GLOBAL LOGISTIC”!
September 11, 2018Synimi 1 Miliard Dollar Tregti
September 29, 2018Në datën 26 Shtator 2018 u organizua mbledhja e rradhës e anëtarëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO). Mbledhja u organizua në ambientet e Hotel Xheko Imperial ku të pranishëm ishin dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë njëkohësisht edhe Kryetar Nderi i Dhomës SH.T. Z. M. Ahmet Yöruk, Kryetari i Bordit Themelues i Fondacionit Maarif në Turqi Prof.Dr. Birol Akgün dhe Kryetarja e Bordit të Grave Sipërmarrëse të Edirnesë Znj. Elmas Aslan.
Pas mbledhjes, u organizua një koktail me anëtaret e Dhomës. Kryetari i ATTSO, Z. Seyhan Pencablıgil duke falenderuar kompanitë pjesëmarrëse, theksoi se aktivitetet e Dhomës do të kontribuojnë akoma edhe më shumë në rritjen dhe forcimin e marrëdhënieve midis kompanive anëtare të saj. Menaxherja e Pëgjithshme e Hotel Xheko Imperial Znj. Eni Xheko, me anë të një videoje te shkurtër, njohu të pranishmit se si Hotel Xheko Imperial ka evoluar gjatë këtyre 25 viteve. Ajo gjeti rastin të falënderonte Dhomën për mbështetjen dhe mundësitë e ofruara.