KOMPANIA GLOBAL LOJISTIK TASHME ANETARE BORDI NE ATTSO
February 27, 2018ATTSO FIRMOS MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN E TIRANËS, FAKULTETIN E GJUHËVE TË HUAJA.
March 11, 2018Sot në datë 06.03.2018, u zhvillua një takim midis anëtarëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Turqi dhe Zv.Drejtoreshës së Përgjithshme të Administratës Doganore Shqiptare znj.Mirela Meko së bashku me ekipin mbështetës. Në takim, u diskutuan problemet që hasin kompanitë anëtare të ATTSO’s në institucionet doganore shqiptare. Gjatë këtij takimi, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të gjetur një zgjidhje të problematikave që u diskutuan. Gjatë fjalës së saj Znj. Meko theksoi se Doganat duhen parë si një institucion publik fleksibël, transparent, efektiv dhe i besueshëm për kompanitë. Nga ana tjetër kyetari i ATTSO’s, Z. Pencaplıgil falenderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për bashkëpunimin me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi dhe shprehu deshirën për kontakte dhe konsultime periodike dhe të institucionalizuara midis administratës doganore dhe anëtarëve të Dhomës për të forcuar bashkëpunimin për një tregti të sigurt, të hapur dhe të drejtë për kompanitë anëtare.