TAKIM MES ANETAREVE TE ATTSO’S
March 24, 2018FILIALI ME I RI I BERLINTEXX NE QYTETINE DURRESIT
April 24, 2018Nën kujdesin e veçantë të Ambasadorit së Turqisë në Tiranë Shkëlqesisë së Tij Z. M.Ahmet Yörük, në kuadër të procesit të nisur të konsultimeve dhe dëgjesave publike me sipërmarrjen në vend, në ambientet e Ambasadës Turke u organizua një takim pune midis Anëtarëve të Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO) dhe Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Znj.Sonila Qato.
Takimi pati në fokus politikat e sipërmarrjes, projektet e ardhshme si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes dhe anëtarëve të ATTSO’s për krijimin e një klime sa më të mirë biznesi në Shqipëri.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO) e krijuar vetëm prej tre vitesh, numëron tashmë rreth 50 anëtarë dhe ka si qëllim kryesor rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis Turqisë dhe Shqipërisë, duke afruar edhe më tej partneritetin midis dy popujt tanë miq.
Gjatë fjalës së saj, Ministrja Qato u shpreh se institucioni që ajo përfaqëson është i gatshëm që të jetë pranë komunitetit të biznesit turk nëse ata do të kenë ankesa si dhe u shpreh se së bashku me Ambasadorin dhe Sekretaren e Përgjithshme të ATTSO’s do të vizitojë së shpejti disa kompani anëtare të Dhomës për t’u njohur më nga afër me problematikat që ata mund të hasin në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Kryetari i Bordit të ATTSO’s Z. Seyhan Pencabligil u shpreh optimist dhe pohoi se investimet turke në rritje janë një shënjë e mirë e klimës së biznesit në Shqipëri, dhe se bashkëpunimi i ngushtë dhe i ndërsjellë me Ministrinë e Sipërmarrjes do të ndikonte pozitivisht për eksplorimin e fushave të reja për investim.
Në fund të takimit, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Z. M.Ahmet Yörük duke falenderuar Znj. Ministre dhe Anëtarët e Bordit të Dhomës theksoi se lidhja e drejtpërdrejt mes sipërmarrjes dhe fushës politikëbërëse do të rriste bashkëpunimin e dy vendeve tona në fusha të rëndësishmë si turizmi, energjia, infrastruktura, miniera, bujqësia si dhe sektorë të tjerë.