SEKRETARJA E PËRGJITHSHME E E ATTSO’S TAKOHET ME KRYETARIN E UNIONIT TË DHOMAVE DHE BURSAVE TË TURQISË Z. RİFAT HİSARCIKLIOĞLU
July 27, 2018TAKIM MES ANËTARËVE TË ATTSO’S
September 26, 2018Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Ambasadori i Turqisë në Tiranë SH.T.Z. M. Ahmet Yörük dhe Zv. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO) Z.Tahsin Yılmaz, kanë vizituar gjatë ditës së sotme kompaninë anëtare të bordit drejtues së ATTSO, Global Logistic. Kompania në fjalë është %100 me kapital turk dhe ndër më të mëdhatë në shpërndarjen e produkteve të ndryshme “Made in Turkey” dhe “Made in Albania”.
Në një fjalim të mbajtur gjatë kësaj vizite, ministrja Qato u shpreh se është në interesin e përbashkët të dy qeverive që të mund të shtojmë sa më shumë sipërmarrjet bashkëpunuese të dy vendeve dhe tregtinë që shkëmbehet.
Ndërsa Ambasadori i Turqisë në Tiranë Yörük tha se; “Që nga momenti kur kam ardhur dhe jam takuar me Ministren, kam marrë mbështetjen e saj për t’iu ardhur në ndihmë kompanive turke dhe që janë pjesë e një çatie, siç është ATTSO. Jemi të sigurt që kjo tregon dhe afrimitetin e qeverisë mike shqiptare me kompanitë dhe institucionet turke që operojnë në Shqipëri.” Nga ana tjetër, edhe Zv. Kryetari ATTSO, në fjalën e tij tha se Dhoma është shumë mirënjohëse për mbështetjen që ka marrë deri më tani.
Ndërkohë Z. Kenan Sevinç, administratori i kompanisë “Global Logistic” duke falenderuar Ministren dhe Ambasadorin për vizitën, tha se planet për 2020 ishin që të punësonin 200 punonjës shqiptarë. Ndërkohë të pranishëm në këto takime ishin edhe Atasheu i Tregtisë për Turqinë në Tiranë, Z. Halis Kaya si dhe Sekretarja e Përgjithshme e ATTSO Znj. Erinda Zhupani.