FORUMI I DHOMAVE BILATERALE
April 7, 2017TAKIMI ME TEME DIPLOMACIA EKONOMIKE DHE MUNDËSITË E BASHKËPUNIMIT MES SEKTORIT PRIVAT DHE PUBLIK
June 21, 2017Falenderojmë Kompaninë “Tukoal Cement Sh.A.”; Z. Shpëtim Cilotaj dhe Z. Devrim Gulsuna të cilët mundësuan takimin e përmuajshëm të Anëtareve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Turqi.
Në takimin e organizuar në ambientet e Hotel Rogner mori pjesë Kryetari i Dhomës Z. Seyhan Pencapligil, Zv. Ambasadori i Turqisë në Tiranë Z. Sinan Cem Baş, Anëtare të Bordit, Përfaqësues të Institucioneve Turke në Shqipëri, kompanitë e anëtarësuara pranë Dhomës si dhe miq dhe të ftuar të kompanisë.
“TUKOAL” është kompani e themeluar në vitin 2015 si rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet kompanive Samuel International Shpk, Alko Group dhe WLO Shpk dhe operon në fushën e çimentos, prodhim betoni, prodhime hekuri, zgara hekuri dhe logjistikë.
Duke e falënderuar në mënyre të veçantë kompaninë mikpritëse për bashkëpunimin, i përcjellim urimet tona më të sinqerta dhe i urojmë suksese të mëtejshme.