MÜSİAD viziton Dhomën
March 27, 2017FORUMI I DHOMAVE BILATERALE
April 7, 2017Në datë 28 Mars 2017, ditën e Martë, Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë së Turqisë, Zoti Faruk Çelik, së bashku me një delegacion zhvilloi një vizite zyrtare në Shqipëri. Në kuadër të kësaj vizite, Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë se Turqisë, Zoti Faruk Çelik dhe Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë Zoti Edmond Panariti morën pjesë në Forumin e Parë të Bujqësisë Shqipëri-Turqi. Menjëherë mbas Forumit, u nënshkruan Marrëveshja e Bashkëpunimit Bujqësor Shqipëri-Turqi, si dhe një Plan Veprimi, i vlefshëm për dy vjet. Përveç kësaj, Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë së Turqisë, Zoti Faruk Çelik, u takua me Presidentin Bujar Nishani.