Agro – Tech Expo & Forum 2019
March 14, 2019Java e Filmit Turk
March 26, 2019Grupi i Grave Sipërmarrëse të ATTSO, me pjesëmarrjen e bashkëshortes së Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë Znj. Ayşegül Erdal Yörük, organizoi ceremoninë e shpërndarjes së makinave qepëse për 50 nëna jetimësh, të cilat janë pjesë e Fondacionit Alsar, të dhuruara nga aktorja dhe artisja Almeda Abazı Sayışman dhe bashkëshorti i saj, aktori i mirënjohur turk Tolgahan Sayışman.
Kryetarja e Nderit e këtij Grupi Znj. Yörük, gjatë fjalës së saj u shpreh se në veprimtaritë për ndihma sociale që do zhvillojmë do u japim përparësi ndihmave për nënat dhe fëmijët. Gjithashtu shtoi se: “Ne mbështesim veprimtarinë sipërmarrëse të grave në Shqipëri dhe synojmë që ato të prodhojnë dhe ti sigurojnë vetë të ardhura. Në këtë mënyrë kontribuojmë edhe në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe në shtimin e punësimit”. Në fund të fjalimit Znj. Yörük falenderoj para së gjithash z. Tolgahan dhe znj. Almeda, Ambasadën Turke në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme si dhe të gjithë ata që punuan për këtë aktivitet.
Nga ana tjetër, Kryetarja e Grupit të Grave Sipërmarrëse Znj. Ozlem Kal ka shprehur falenderimet e saj për çiftin Sayışman dhe theksoi: “Fuqia ekonomike e gruas përkthehet në një strukturë familjare dhe shoqërore më të fortë, një brez më të mirë dhe një të ardhme më të shndritshme. Shpresoj që kjo miqësi mes nesh do të na hapi rrugët për bërë punë më të mira dhe për të zhvilluar projekte me fokus gruan.
Kryetari i Fondacionit Alsar Z. Mehdi Gurra përgëzoj Grupin e Grave Siperamarrëse për veprimptaritë dhe falenderoj të gjithë ata që kanë mbështetur, kontribuar dhe ndihmuar gratë që janë pjesë e Fondacionit ALSAR.