🇦🇱Me Presidenti e Nderit të ATTSO-së, Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Barış Ceyhun Erciyes, zhvilluam një takim me anëtarët e Bordit Drejtues.

Gjatë takimit prezantuam aktivitetet dhe objektivat e periudhës së re. Besojmë se përvoja, investimet dhe rrjetet e biznesit të anëtarëve tanë do të kontribuojnë ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë.