🇦🇱Si Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Turqi – Shqipëri (ATTSO), së bashku me Këshilltarin Tregtar të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tarık Aksoy, realizuam një vizitë pranë Drejtoreshës së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), znj. Blerina Gjylameti.

Gjatë takimit u zhvilluan diskutime të frytshme mbi procesin e përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian në eksportin ushqimor, ndërgjegjësimin e kompanive, mekanizmat e kontrollit si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për forcimin e bashkëpunimit tregtar dhe institucional ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë.