VAS GROUP është krijuar në vitin 1994 dhe sot  njihet si një nga kompanitë më solide në treg duke përfshirë brenda grupit emra të mirënjohur në secilin segment të industrisë së turizmit apo udhëtimeve duke e shndërruar atë në një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve si për individë ashtu dhe për agjenci udhëtimi.   Kompania operon në turizmin hyrës (Incoming) dhe atë dalës ( Outbound)  dhe ofron të gjitha shërbimet që lidhen me turizmin.

Pjesë e kompanisë është VAS TOUR OPERATOR, një nga operatorët më të mëdhenj në Shqipëri duke ofruar paketa udhëtimesh gjatë gjithë vitit. www.vas.al.

Albtours D – DMC & incoming Tour Operator, ofron ture ballkanike të ndryshme për tregun e huaj si për individë ashtu dhe grupe. Anëtar në organizatat më prestigjioze të turizmit, është kthyer tashmë në një nga promovuesit më të mëdhenj të Ballkanit dhe Shqipërisë në veçanti.

Pjesë e grupit janë edhe Adria Airways, Radio Travel, Travel Magazine, Vasdream.com si dhe Premium Beach Hotel.

  • , Tirana, Albania