MAK Albania Hotel, pjesë e Kastrati Group, është hoteli i parë me 5 yje i një marke nderkombëtare i hapur në kryeqytetin shqiptar!

Hoteli ofron një gamë të gjërë shërbimesh dhe komoditet inovativ që u sigurojnë klientëve një përvojë unike.

Hoteli ofron 151 dhoma, duke përfshirë 95 dhoma deluxe, 55 suita dhe 1 suitë presidenciale, të cilat ofrojnë  dekor elegant dhe rehati. Interneti me shpejtësi të lartë, pajisje për çaj dhe kafe në dhomë, kasafortë përsonale dhe hekur e tavolinë për të hekurosur ne cdo dhomë, janë vëtëm disa nga shërbimet me vlerë të shtuar.

Dhomat tona Club ofrojnë akses ekskluziv në Club Lounge duke ofruar kafe, çaj dhe pije joalkoolike gjatë gjithë ditës. Aty mund të shijoni gjithashtu mëngjesin, drekën, darkën si dhe mesvaktet. Pamja e jashtëzakonshme e Tiranës dhe hapësira e gjërë e tij e bëjnë Klubin një vënd ideal për t’u mbledhur me miqtë ose për të organizuar një takim ekskluziv biznesi.

Për më tepër, pishina e madhe e brendshme me ujë te ngrohtë dhe pishinat e jashtme, nga të cilat një edhe për femijë, zona e fitnesit me pajisjet më të mira të Technogym dhe qendra e masazhit Thai, do t'ju ndihmojnë të relaksoni trupin dhe shpirtin tuaj.

Hotel Mak Albania konsiderohet si vëndi i takimeve dhe konventave më të shquara të qytetit për kompanitë publike dhe private ose ngjarje sociale dhe dasma ekstravagante, që krijojnë kujtime për t'u mbajtur mënd në jetë të jetëve. Me një hapësirë ​​të kombinuar sallash prej 1.000 metrash katrore, qëndra jonë e kongreseve ofron mundësi për t’u mbledhur njëherazi deri në 1000 pjesëmarrës, duke përfshirë Ballroom, tre salla konferencash, tarracën e barit Infinity dhe dy salla per takime te vogla. Ekipi yne i përkushtuar është në shërbimin tuaj për çdo nevojë që mund të keni.

Shijet bashkëkohore të kuzhinës ndërkombëtare, me gatime elegante nga e gjithë bota, kënaqin klientët tanë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Lista e përzgjedhur me kujdes e verërave te Botës dhe ëmbëlsirat e shijshme do të kompletojnë mbrëmjen për këdo që zgjedh hotelin tonë.

Me vendndodhje qendrore, vetem 10 minuta në këmbë nga atraksionet kryesore të qytetit, Mak Albania Hotel ndodhet në të njejten kohë edhe në mes të një oazi të gjelbër, pranë Parkut Kombetar dhe Liqenit Artificial të Tiranës. Ejani dhe eksploroni Tiranën, duke shijuar shërbimet e Mak Albania Hotel!

  • +355.(04).227.4707
  • +355.(04).227.4711
  • Sheshi Italia, Tirana, Albania

Contact MAK Albania Sheraton now...