“Albchrome” është një kompani Shqiptare e themeluar në vitin 1991 si një kompani shtetërore. Nga viti 2001 “Albchrome” aktivitetin e tij e vazhdon si kompani konçesionare. Nga data 14 Janar 2022, 100% të aksioneve të kompanisë “Albchrome” janë blerë nga kompania globale “YILDIRIM Group of Companies” me qendër në Stamboll, Turqi. “Albchrome” vazhdon aktivitetin e tij si pjesë e “Yılmaden Holding”, filial i “Grupit YILDIRIM” për aktivitetet minerare dhe metalore, e cili është kompania Nr.2 në botë për prodhimin e ferrokromit me karbon të lartë dhe Nr.4 në botë për mineralin e kromit. Aktiviteti kryesor i kompanisë është në Bulqizë dhe Vllahen për nxjerrjen e mineralit të kromit me cilësi të lartë, si dhe në uzinat e prodhimit të ferrokromit me karbon të lartë në Burrel dhe Elbasan. “Albchrome” është kompania më e madhe nxjerrëse e mineralit të kromit dhe prodhuese e ferrokromit në Shqipëri, me një kapacitet prodhimi 72,000 ton/vit ferrokrom me karbon të lartë, ndërsa zotëron mbi 2 milion ton rezerva të mineralit të kromit me cilësi të lartë. “Albchrome” është e liçensuar për depozitat më të mëdha të kromit në Evropë dhe eksporton ferrokrom në më shumë se 50 shtete të ndryshme. Cilësia e kromit në minierën e Bulqizës varion nga 38-44%, ndërkohë që 2 uzinat në Elbasan dhe Burrel kanë gjithsej 4 furra.