Hızlı İletişim: +355 42 200 700
Log In

Të dashur tregtarë dhe industrialistë,

Me iniciativë të 10 kompanive më të mëdha turke që operojnë në Shqipëri dhe nen kujdesin e veçantë të Ambasadës Turke në Tiranë në vitin 2014 u bë e mundur hapja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Turqi e cila është një organizatë jo qeveritare nga më të rëndesishmet me afërsisht 50 anëtarë të zgjedhur.

Pavarësisht se Dhoma u krijua në një periudhë të vështire ekonomike, duke lançuar shërbimin e ri të faqes së internetit kemi si qëllim që me anë të aktiviteteve, të jemi sa më afër anëtareve që po shtohen dita ditës.

Detyra jone prioritare është që të çojmë më tej marrëdhëniet tregtare dhe industriale midis dy vendeve mike dhe vëllazërore siç është Turqia me Shqipërinë.

Përveç kësaj, një nga qëllimet tona  është mbrojta e interesat të anëtareve të Dhomës në institucionet zyrtare përkatëse si dhe ti ndihmojmë ata në klimën e të bërit biznes.
I falenderoj në emër të Bordit Drejtues të gjithë ata  që na mbështesin në këtë udhëtim tonin qëllim-mirë.

Seyhan Pencablıgil

Kryetar i Bordit Drejtues