Hızlı İletişim: +355 42 200 700
Log In

Ndaj sulmeve te shemtuara te bera ne Parkun e Demokracise se 15 Korrit dhe memorialit Turk, mesazh reagues nga Kryetarit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Shqiperi -Turqi Z. Fethi KAYA.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Türqi-Shqipëri ( ATTSO), dënon ashpër sulmet e shëmtuara që janë bërë mbi flamujt Turq që ndodhen mbi tabelat në Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut që ndodhet në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Në këtë sulm janë copëtuar flamujt Turq dhe mosrespektimi i memorialit që mban emrat e Dëshmorëve Turq të Demokracisë është një situate teper e rëndë dhe e papranueshme nga ana jonë.

Në Shqipëri kanë ndodhur edhe më përpara sulme ndaj Simboleve Kombëtare Turke, por kësaj rradhe, po shohim me keqardhje që këto sulme, sikur të ishin duke shtypur një buton të vetëm, janë provokuar nga individë dhe organizata për të cilat kuptohet se ishin të lidhur me FETÖ.

Ne si ATTSO, shohim se në Shqipëri janë bërë publikime që inkurajojnë këto sulme, nga media e shkruar si dhe në median e internetit.

Ne dënojmë dhunën, pikëpamjet dhe kritikat si dhe të gjitha këto shkrime që përmbajnë gjuhën e urrejtjes kundër Turqisë dhe Qeverise Turke.

Me këtë rast ftojmë personat e përgjegjshëm si edhe gjithë popullin Shqiptar i cili me lidhjet miqësore të vërteta i ka qëndruar pranë Turqisë, të dënojnë këto veprime dhe thënie.

I bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare dhe Autoriteteve që të marrin menjëherë masat e duhura për t’i dhënë fund sa më shpejt që të jetë e mundur këtyre veprimeve të urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes në drejtim të Turqisë.

Vlera nominale gjithsej e shërbimeve kontraktuale dhe investimet e kryara në Shqipëri nga Institucionet dhe Shoqëritë Turke ka kapur vlerën deri në 3 miliard Euro. Me këto shifra Turqia është Investitori më i Madh i Huaj në Shqipëri.

Investimet Turke në Shqipëri mbulojnë të gjitha fushat e ekonomisë duke filluar nga bankat, telekomunikacioni, shërbimet e infrastrukturës, portet, aviacioni civil, ushqimi, energjia, arsimi, bujqësia, minierat dhe industria.
Shoqëritë Turke kanë krijuar punësim për afro 15,000 vëllezër shqiptarë.

Në vitin 2018, nga tregtia e përbashkët u kap vlera 520 milion Dollarë Amerikanë, Turqia është Partneri i 3’të më I madh i Shqipërisë. Përveç kësaj, Turqia është një vend që pranuar si Partner Strategjik nga ana e Qeverisë Shqiptare.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, janë ta pashmangshme efektet në Shqipëri kur ndodhin zhvillime në Turqi si dhe efektet në Turqi kur ndodhin zhvillime në Shqipëri.

Administrata ATTSO dhe Anëtarët e saj mbështetën hapjen e Parkut Demokracia e 15 korrikut, i cili u përurua në Tiranë një muaj më parë, dhe me krenari mori pjesë në ceremoninë e hapjes.

Përpjekjet e pabesa për grusht shteti që ndodhën para 3 vjetësh në Turqi, kanë mërzitur dhe trishtuar thellë të gjithë Shqiptarët që mbartin ndjenjat e miqësisë së sinqertë dhe të vëllazërisë me Turqinë.

Përveç kësaj, jemi në dijeni se disa të ashtuquajtur qarqe ultra-nacionaliste ne Shqiperi, duke dashur të krijojnë qarqe kundra Turqisë, kanë lënduar thellë biznesmenët më rrënjë Shqiptare të cilët punojnë dhe ushtrojnë akoma aktivitetin e tyre në Turqi të qetë, kanë mërzitur edhe botën e biznesit.

Gjithhmonë Shqipërinë e kemi parë si vend mik e vëllazëri, dhe mund të themi se kjo urrejtje ndaj Simboleve Kombëtare dhe shpirtërore të Turqisë është e neveritshme dhe sulmet e kryera, në periudhën e ardhshme të marrëdhënieve Shqipëri-Turqi, mund të dëmtojnë në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare në interest ë Shqipërisë.

Share This: