(Turkish) ITO – Tiran Uluslararası Fuarı Hk.
March 14, 2019Panairet në Turqi
March 14, 2019Të nderuar anëtarë të ATTSO,
Ju bëjmë me dije se në datat 4-5 prill 2019 në Beograd do të zhvillohet Samiti Digjital 2019.
Në këtë samit do të marrin pjesë kompanitë më të mira të IT në rajon, si edhe përfaqësi të nivelit të lartë të vendeve të rajonit, vendeve të BE-së, Komisionit Evropian dhe nga fusha e biznesit.
Një event i përmasave të tilla është një mundësi e shkëlqyer për ju për të krijuar network dhe bashkëpunim ku ju mund të merrni pjesë në dy mënyra:
- Si sponsor, ku kompanitë do të kenë mundësi të bëhen pjesë e ekspozitës, si pjesë e paketës sponsorizuese
- Si Start-ups, të cilët do të përfitojnë një stendë falas.
Për të marrë pjesë duhet të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën [email protected] si dhe të regjistroheni në linkun: www.digitalsummitwb6.com.
Me respekt,