🤝 Me kënaqësi mirëpritëm në QSUNT Atasheun Tregtar të Ambasadës së Turqisë në Tiranë, z. Tarik Aksoy, si dhe Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi, z. Kenan Sevinç.
Gjatë takimit diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit për përmirësimin e infrastrukturës spitalore, shkëmbimin e ekspertizës dhe zhvillimin e projekteve që do të rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore në QSUNT.
Besojmë se partneritete të tilla forcojnë miqësinë mes vendeve tona dhe kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi shëndetësor më modern, me pacientin gjithmonë në qendër.
